Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT
SI NEGOCION BATON HAXHIU NĖ EMĖR TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI PĖR KRYESPIUNIN E KOSOVES
Baton Haxhiu, ‘zėvendėskryeministri’ i Qeverisė Thaēi, i autorizuar nga Kryeministri pėr punė tė dyshimta (dhe pėr lidhjet me Sali Berishėn, qė Haxhiu i mban pėrmes Blendi Fevziut), po zhvillon takime dhe bisedime intenzive pėr tė caktuar dhe identifikuar emrin qė duhet Kryeministri mė pastaj ta pėrkrah dhe eventualisht ta propozojė si shefin e Shėrbimit Intelegjent tė Kosovės edhe para ndėrkombėtarėve.
Emrat qė shtypi kosovar i hodhi nė publik si Arianit Koci, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani…njėkohėsisht po ky shtyp (sidomos Koha ditore) i prezentoi si emra qė do jenė mė tė afėrt e mė lojalė me ndėrkombėtarėt, sesa me Kryeministrin dhe Qeverinė e tij. Por, Hashim Thaēi nuk do ishte Hashim Thaēi po tė mos ishte gjithmonė dy hapa mė para se opinioni kosovar dhe ndėrkombėtarėt (e sidomos Koha ditore!).
Emri qė mė sė shumti u pėrfolė dhe u lakua si propozimi mė i dashur dhe mė i afėrt pėr Kryeministrin, Kadri Veseli, me emrin konspirativ “Luli”, qė jo vetėm gjatė luftės, po gjithmonė ishte pjesa e padukshme e Hashim Thaēit, engjulli mbrojtės i Thaēit, guximi dhe trimnia e tė cilit nuk kontestohet nga askush brenda PDK, si pėr habi tė opinionit, papritmas vullnetarisht dhe publikisht hoqi dorė nga ky oportunitet. Me njė prononcim ekskluziv nė RTK, lexoi njė shpėrbėrje publike tė njė shėrbimi sekret pėr tė cilin tė gjithė e dinin, por vetėm me kėtė akt shpėrbėrjeje u mėsua publikisht dhe zyrtarisht se – paska ekzistuar!
Kryeministri Thaēi, nga ana tjetėr, me kėtė lėvizje taktike tė zhvendosjes sė emrit tė
Veselit si kryespiun i mundshėm, nė tė vėrtetė fitonte dy herė: plotėsonte kėrkesat e ndėrkombėtarėve qė i kandiduari pėr kėtė post tė mos jetė nė asnjė mėnyrė njeri i partisė sė tij, si dhe nė anėn tjetėr, hapte rrugė pėr disa emra qė njihen si “tė pavarur”, si Hysa, Gorani, Koci…qė opinioni dhe ndėrkombėtarėt e kanė tė vėshtirė t’i lidhin drejtpėrdrejtė me Kryeministrin Thaēi, po qė nė tė vėrtetė pėr tė informuarit njihen si “Njerėzit e Thaēit”. Si lidhen kėta emra Gorani, Koci, Hysa…me Kryeministrin?
Dukagjin Gorani ėshtė mik i studimeve dhe i rinisė i Hashim Thaēit. Cimera! Aktualisht kėshilltar zyrtar i tij. Kur Hashim Thaēi si shef politik i UĒK kishte hyrė nė Prishtinė pas ēlirimit nga NATO, njėra nga shtėpitė ku Thaēi ka qėndruar ėshtė edhe shtėpia e babait tė Goranit, njė tregim qė Gorani e tregon gjithandej, sa pėr tė theksuar lidhjet dhe afėrsinė qė ka ai me Thaēin, si “shokė tė luftės”.
Vetė fakti se Gorani nė pėrgjithėsi ėshtė i prirur pėr t’i bėrė publike sekretet, si kėtė afėrsi me Thaēin, i zvoglon mundėsitė qė ky tė jetė kandidat serioz pėr kėtė post tė ‘rojtarit tė sekreteve’.
Ylber Hysa, emėr qė pėrmendej shumė kohė mė parė sesa kėta emra shpėrthyen nė media, si kandidat shumė serioz pėr kėtė post, ėshtė njė nga tregimet ma spektakulare tė jetės partiake kosovare, nėse spekulimet qė ndjekin Hysėn provohen vetėm pak si tė vėrtetė.
Si lidhet njeriu i dytė i partisė “ORA”, miku mė i ngushtė i Veton Surroit, me Hashim Thaēin?
Sipas burimeve tė “Javės”, Hysa nuk lidhet direkt me Thaēin, por Hysa lidhet me elemente tė shėrbimit intelegjent qė udhėhiqej nga Kadri Veseli. Elemente brenda kėtij shėrbimi, e kanė suportuar e kanė bindur dhe e kanė pėrkrahur Hysėn nė idenė qė t’ia plasojė dhe sugjerojė idenė e themelimit tė njė partie politike, njėrit nga reprezentėt mė tė shquar tė shoqėrisė civile tė Kosovės, Veton Surroit. Sipas kėtyre burimeve, themelues i vėrtetė i partisė “ORA” gjatė gjithė kohės ishte tėrthorazi – Hashim Thaēi - me idenė e tij pėr tė pėrkrahur ēfarėdo partish e inciativash qytetare, tė cilat do kishin mundėsi qė ta zvogėlonin pėrkrahjen e qytetareve qė gėzonte LDK dhe Ibrahim Rugova asokohe.
Sipas kėtyre burimeve, Ylber Hysa, pak muaj para themelimit tė partisė “ORA”, ėshtė parė “natė pėr natė” nė shoqėri rakie e miqėsie me elemente brenda shėrbimit intelegjent tė udhėhequr nga Kadri Veseli. Nė kėto takime, Hysa shpesheherė ėshtė parė nė kėto kafe me njė pjesėtar tė SHIK-ut - i njohur pėr redaksinė – ku nė kėto ndeja shumėherė ka qenė i pranishėm edhe ish nėnkryetari i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, sot nėnkryetar i AKR-sė. Hysa e kishte pėr detyrė ta bindte Surroin tė krijonte parti. Hysa, Makolli dhe pjesėtari i SHIK-ut ( i njohur pėr redaksinė) janė parė bashkė shpeshėherė edhe pas formimit tė Partisė “Ora” – nė kafiterinė “Strip-Depo”, njė kafiteri e njohur nė kryeqytet, ku rrijnė themeluesit dhe drejtuesit e gazetės “Express” dhe reprezentė tė PDK, qė simbas burimeve tė “Javės”, janė finansuesit dhe themeluesit e gazetės “Express”. Nė fakt, ideja dhe tė gjitha mbledhjet pėr themelimin e gazetės “Express” janė mbajtur nė kėtė kafiteri. Njė nga ftuesit qė ka ftuar gazetarė tė redaksive, disa prej kėtyre emrave tė ditur edhe pėr redaksinė, e qė janė ysht qė t’i lėshojnė redaksitė e tyre e t’i bashkohen gazetės “Express” ėshtė vetė - Kryeministri Thaēi.
Po Arianit Koci? Nga lindi Koci?
Koci nuk ka lidhje me Thaēin, thonė burimet e “Javės”. Koci ka lidhje me Baton Haxhiun. Haxhiu ėshtė i autorizuar nga Kryeministri qė ta pėrpunojė Kocin, si emrin mė tė panjohur dhe mė tė mundshėm pėr kryespiun, sepse qė tė gjithė emrat tjerė disi ‘kompromitohen’ shkaku i afėrsisė direkte apo indirekte me Kryeministrin.
Arianit Koci, i biri i kompozitorit Akil Koci, qė ka filluar karierėn si argjentar, pėr tė vazhduar mė pas studimet e muzikės dhe pėr tė pėrfunduar si avokat, ėshtė propozimi ‘gjenial’ i Haxhiut. Koci ishte avokati qė reprezentonte gazetėn “Express” nė seanca gjyqsore, gjatė kohės sa ishte Haxhiu drejtor i kėsaj gazete (tė gjitha proceset Koci zakonisht i ka humbur!). Si politikisht virgjin, aspak i lidhur me ndonjė parti a lider, njė autsajder i pėrkryer, shihet dhe propozohet nga Haxhiu si njė kandidat i gjetur, tė cilin janė tė bindur Thaēi e Haxhiu se disi do ta kapėrcejnė nėpėr “detektorin e rrenave” tė ndėrkombėtarėve qė ta shesin si ‘tė pavarur”, e ta ‘mjelin’ si tė vetin.
Haxhiu kėto ditė po zhvillon bisedime intenzive jo vetėm me Kocin (shif foton), po edhe me persona tjerė qė shihen nga Haxhiu, si i angazhuar nga Kryeministri, pėr t’ia propozuar ndonjė emėr qė kishte pėr ta kaluar ‘detektorin e rrenave’ tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht do mbetej i tyre.
Kush do kapėrcejė nėpėr ‘detekorin e rrenave’ pėr t’u bėrė Kryespiuni i Kosovės, njėri nga emrat e lakuar, apo ndonjėri nga emrat qė s’u lakuan nė kėtė eksplorim, mbetet tė shihet. Tė gjithė po e presin Tinėn.
Pse ėshtė i rėndėsishėm drejtimi i Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės?
SHIK-u ka qenė mė i sukseshėm nė Kosovė sesa shėrbimet e partive tjera politike nė Kosovė, falė lidhjeve tė krijuara me SHIK-un e Shqipėrisė gjatė kohės sė luftės. Sot SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i Shqipėrisė ėshtė konvertuar nė SHISH (Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė). SHISH, nė fakt, edhe i ka hapur rrugėn SHIK-ut pėr zhvillimin e kontakteve tė mėtutjshme me vendet e huaja. SHIK dhe SHISH edhe sot mbajnė marrėdhėnie tė mira. Konsiderohet se SHISH i ka krijuar “Lulit” dhe SHIK-ut tė tij marrėdheniet e mira me shėrbimet izraelite – ku janė trajnuar njė pjesė e “agjentėve” tė SHIK-ut.
Por, megjithatė, Shėrbimet Informative tė partive, deri tash, gati kryesisht janė marrė me kontrollin e bizneseve tė mėdha nė Kosovė, si biznesi i naftės, alkoolit dhe duhanit - sesa me informacionin nė shėrbim tė qytetarėve ose shtetit. Shėrbimi Informativ Kombėtar, i njohur si SHIK, ėshtė formuar gjatė kohės sė luftės nė Kosovė – i cili mė shumė ėshtė marrė me fondet e “Vendlindjes Thėrret”, sesa me zbulimin e informacioneve nė dobi tė luftės sė UĒK-sė. Nė atė kohė, Kadri Veseli, i njohur si “LULI”, kishte krijuar njė Njėsit tė Shėrbimit tė tij Informativ - tė quajtur ZKZ (Zbulim Kundėr Zbulimit), njė Njėsit i udhėhequr dhe pėrbėrė kryesisht nga studentė tė asaj kohe, tė gatshėm pėr t’i ndihmuar UĒK-sė. Njėsit i cili merrej me mbledhjen e informacioneve, kryesisht, nga zonat dhe qytetet ku nuk vepronte UĒK. Kurse, vetė SHIK-u, mė shumė merrej me “transferimin” e fondeve nga “Fondi i Tre Pėrqindėshit” nė fondin “Vendlindja Thėrret”. Njė “aksion” qė pati sukses sidomos nė disa vende tė Europės dhe te njė pjesė tė shqiptarėve tė Amerikės. Pas luftės, ky Shėrbim ėshtė marrė me krijimin e “dosjeve tė zeza” tė partive rivale, sikur rasti i krijimit tė “Dosjes” kundėr LDK, tė cilėn ky shėrbim e lansoi pikėrisht pėrmes gazetės sė saponisurt asokohe – “Express”. Nė fakt, kundėr Ramė Marajt dhe Shėrbimit tė tij, i cili mė vonė ėshtė hetuar nga policia ndėrkombėtare pėr veprimtari tė dyshimta.
SHIK-u i “Lulit” edhe pse i titulluar si Shėrbim… Kombėtar, i ka shėrbyer vetėm interesave tė Hashim Thaēit (Cimerit), madje as partisė (PDK). Meqenėse Kadri Veseli, nė Kosovė ėshtė identifikuar, botėrisht, si njeri shumė i afėrt me Hashim Thaēin, me siguri se edhe nuk do tė jetė nė krye tė Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės sė Kosovės. Mirėpo, “Luli” enigmatikė qysh sot lakohet si emėr i mundshėm pėr – Ministėr tė Mbrojtjes.
© by GazetaJava
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|