Hyseni:Turqia lobon pėr Kosovėn
Hyseni:Turqia lobon pėr Kosovėn
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni, ka zhvilluar njė takim me kryetarin e Kuvendit tė Turqisė, Mehmet Ali Shahin.
Gjatė vizitės zyrtare qė po zhvillon nė Republikėn e Turqisė, Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni, ka takuar udhėheqėsit mė tė lartė tė shtetit turk.
Ministri i MPJ-sė nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni, vlerėsoi lart rolin e shtetit turk pėr mbėshtetjen e vazhdueshme pėr vendin tonė. Po ashtu, ministri Hyseni, ka falėnderuar kryeparlamentarin turk pėr mbėshtetjen dhe njohjen e shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. Ai ka theksuar se Kosovėn e kanė njohur deri tash 62 vende, duke vėnė nė pah se rritja e njohjeve nga shtetet e tjera ėshtė jetike.
Sipas mediave turke, ministri i Jashtėm i Kosovės ka kėrkuar nga Turqia tė intensifikojė ndikimin e vet pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, veēanėrisht te vendet arabe. Hyseni, gjithashtu, u ka bėrė thirrje biznesmenėve turq qė tė investojnė nė Kosovė. Nga ana tjetėr, kryeparlamentari turk, Shahin, ka theksuar se Turqia e ka monitoruar nga afėr procesin e pavarėsisė dhe ka ofruar mbėshtetjen e shtetit tė tij. Sipas tij, populli turk qė jeton nė Kosovė ka njė rol tė rėndėsishėm dhe ėshtė urė lidhėse ndėrmjet Turqisė dhe Kosovės.
Nė kuadėr tė vizitės, Ministri Hyseni ka vendosur kurorė nė mauzoleun e themeluesit tė shtetit modern turk, Kemajl Ataturk.Gjatė qėndrimit tė tij nė Ankara, ministri Hyseni do tė takohet edhe me Presidentin e Republikės sė Turqisė, z. Abdullah Gül.
|