Unė, Drenica
nga Agim Jakupi
Jam gjallė, ngase i′u shpėtova syrit tė tyre, tha njė djalė nga qyteti. Pa pėrfunduar djaloshi, plaku i ulur nė njė karrige, nėn hijen e qershisė duke e vėnė nė tallje te riun filloi tregimin. Po, je gjallė, ata nuk tė kanė pa. Fat i mirė, apo... Ndryshe nga ti, mua mė kanė pa, por siē e shehė jam gjallė. Sfidova vdekjen! Edhe pse jam plak, pėr mua ka rifilluar jeta. E di, e keni vėshtirė tė mė besoni, por tė kishit historin e jetės sime do e kuptoni. Jam i lindur me shpres, ēdo ditė qė do tė vjen do sjellė tė mirėn e vetė. Afėr meje kisha disa qė mendonin se e humbėm Kosovėn. Ata flisnin shumė pėr kėtė gjė, jepnin shembuj tė ndryshėm... E kam vėshtirė tė pranoj, mirėpo ata edhe pse mė lanė anash, unė sikur u bėra i varur dhe iu shkosha pas. Fillova tė dyshoj, nuk e kisha tė qartė pse u tremba nga sjellja e tyre. Ju e dini pėr ēka shkruaj? Me siguri se po, pėr vitet e sakrificės. Pėr majin, lulet e shkelura, pėr pranverėn qė erdhi me njė ngjyrė tjetėr nga ajo qė jemi mėsuar tė shohim. Jeshilen nuk e panė sytė, ishte humbur dhe ate po e gėlltiste zjarri. Para meje tanke, ushtarė tė armikut. Dhe sikur nė njė pikturė e keqe, nga ana tjetėr shohė varre. Mendoj, tė vrapoj e tė prek ata varre. Nuk dua tė heshti para asaj qė mė prezentohet. Nė moment po gjykoj ata tė politikės. Ka nga ata qė provokojnė, nga ata qė thojnė gjėra interesante, nga ata... nė fakt ka shumė ngjyrime. Mė shqetėson njė fakt, mospregaditja pėr njė lufte kundėr Serbisė, luftė qė ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme. Kjo tregon paaftėsin politike tė atyre tė ulur nė lozhe, atyre qė me �durim� e pėrcjellin situatėn dhe mua, plakun mė quajtėn terrorist. Nė kėtė rast edhe ju do mė quajni vrasės, por nuk jam i tillė. Edhe unė e urrej luftėn, ashtu siē e urrejnė �durimtarėt�, vetėm se e kam tmerr tė qėndroj duarkryq dhe tė tregohem i pafuqishėm pėrpara asaj qė ndodhė para syve. Ate qė pashė nuk dua qė edhe ju ta shihni. Janė pamje tė tmerrshme: fėmijė tė masakruar, gra me barrė me thikė tė ngulura nė bark, pleq tė keqtrajtuar me gjymtyrė tė prera...Nuk di si ti plasoj para jush portretet e djemve dhe vajzave tė reja, aq dinjitoz para vdekjes dhe para shpresės. Tani me siguri qė jeni bė kurioz, doni tė dini mė shumė pėr mua, doni te dini se kush jam unė. Jam mė shumė se njė tregues, mund tė mė thoni se jam vetė historia... por unė quhem Drenicė. Unė durova shumė, nė tokėn time u bėnė shumė vrasje, dhunime dhe masakra. Armiku mė kishte nė sy. E dini pėrse? Nuk ėshtė thėnė kot, luftėtari edhe pse ėshtė i vdekur, nė varrė, emri i tij shkakton frikėn nė palcė tek armiku. Nuk dua qė t�iu shkaktoj mėrzi me tregimin tim, por dua t�iu kujtoj diēka. Tė gjithė keni dėgjuar pėr Azem Bejtėn dhe pėr trimėrit e tij. Keni dėgjuar edhe pėr Shaban Polluzhėn, Mehmet Gradicėn dhe pėr rezistencėn e tyre. Mandje, Mulla Asim Luzhėn, deputetin mė me ndikim tė kohės. Ju pa dyshim se keni dėgjuar pėr Miftar Bajraktarin i njohur nė Drenicė dhe mė gjerė pėr pajtimin e gjaqeve. Pas ēlirimit nga pushtuesit nazist, kur edhe nė Kosovė duhej tė vendoset pushteti popullor dhe tė shijohej liria, ushtrit serbe e riokupuan Kosovėn. Biri im, Mulla Iljaz Broja me shokėt vazhduan rezistencėn... Tė nderuar, e kemi vėshtirė tė pėrmbanim urrejtjen edhe pas viteve tė prezentuara. Asnjėherė nuk u gjunjėzuam dhe nuk i pėrqafuam doktrinat serbe. Besoj se edhe ju keni qenė tė ritur gjatė viteve 1998 � 1999, edhe atėherė serbi deshti tė vjedh histori, varret, monumentet, tokėn... ai sikur tė ishte vetė djalli, filloi tė masakroj pamėshirshėm. Por, hovin ia ndali biri i kėsaj toke, Adem Jashari. Ai sakrifikoj jetėn, familjen e tij pėr tė mirėn tonė. Ai rrėnoi diktaturėn e fundit nė botė. Hapat e tij lanė gjurmė tė thella nė histori, themeloi njė ushtri qė ēliroi Kosovėn. E di se ka nga ata qė e kontestojn kėtė gjė, por tė tillėt janė sikur shkuma e detit, tė pavlerė. Tė njejtit le ti japin sovranitet ndėrgjegjės brenda trurit dhe shpirtit tė tyre dhe le tė binden se nuk ėshtė e rastėsishme qė me 17 shkurt 2008, biri i kėsaj toke, Hashim Thaēi lexoi Deklaratėn e Pavarėsisė dhe shpalli Kosovėn shtet tė pavarur.
Drenicė, sa hije tė paska fjala dhe pushka.