Lugina voton Deklaratėn - pėr bashkim me Kosovėn
Kuvendarėt shqiptarė tė tria kuvendeve tė Luginės sė Preshevės, nė njėzet vjetorin e Referendumit pėr Autonomi Territoriale Politike me tė Drejtė Bashkimi me Kosovėn, kanė miratuar Deklaratėn Politike pėrmes sė cilės u rikonfirmua vullneti politik i shqiptarėve tė kėtushėm.
Tė zgjedhurit e shqiptarėve tė tria Kuvendeve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, nė njėzet vjetorin e mbajtjes sė Referendumit tė 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, rikonfirmua vullneti politik i shqiptarėve tė kėtushėm, raporton PreshevaNews.
Tė motivuar nga situata e rėndė politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore si dhe nga padrejtėsitė e diskriminimi shtetėror nė vazhdimėsi qė po i bėhen shqiptarėve nga qeveria serbe, tė zgjedhurit e shqiptarėve janė mbledhur sot nė njė seancė tė jashtėzakonshme, me ērast kanė miratuar njė Deklaratė Politike, pėrmes sė cilės kėrkohet vėmendje mė e madhe e faktorėve relevant shtetėrorė dhe ndėrkombėtarė si dhe ajo e faktorit kombėtar shqiptarė qoftė nė Kosovė e edhe nė Shqipėri, qė tė intervenohet nė pėrmirėsimin e kėsaj gjendje.
Pėrmes Deklaratės u kėrkuar nga autoritetet kompetente nė Kosovė dhe Serbi, eliminimi i tė gjitha pengesave administrativo-financiare nė vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve tė qarkullimit tė lirė tė qytetarėve, si dhe qė kėrkesat dhe nevojat legjitime tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė respektohen nė bisedimet mes Prishtinė dhe Beograd.
Kuvendarėt shqiptarė tė tria Kuvendeve tė Luginės, nė 20 vjetorin e mbajtjes sė Referendumit, kanė shpreh vendosmėrinė pėr tė vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, pėr tė zgjidhur statusin e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, konform me vullnetin politik tė shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, me moton Autonomi politike territoriale tė Shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. /Telegrafi/
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|