Njoni niset me kali me shku me nda nji pleqni dikund, si pleqnar. Tu shku udhes e merr etja e ndalet te nji shpi me pi pak uje. Kur thirri n'dere oborri, u ndi nji zo femne dhe ia hapi deren dhe u pershndeten.
- A jane burrat ktu moj fisnike? - e dveti pleqnari.
- Jo valla burrat s'jane k'tu, po shka e mira t'qiti ksajde ty? - ia ktheu gruja.
- Jam etshem, e pak uje n'kofte e mujtne me 'dhone!
- Po, menjihere, - ia priti gruja dhe shkoi mbushi uje n'bunar e ia pruni me kofe bunari.
- Ky pleqnari, tu pi uje, e po e kqyre grune n'sy edhe tu pij. Gruja nuk boni zo, e mbasi ai piu uje, e dveti.
- Po ku je nise kshtu me shku o njeri?
- Jam pleqnar, e jam nise me shku m'i nda nji pleqni, po osht larg pej k'tuhit - ia ktheu burri.
- Ani, mbasi koke pleqnar ti, a mundesh me m'kallxu, se shka e korite burrin, ma s'forti? - e dveti gruja.
- Ky pleqnari mendoi e tha: me ia djege kush shpine, me ia marre armet pej krahut, e disa tjera fjale...
Gruja keshi, e i tha:
- Ti koke pleqnar, e nuk muj une me t'm'su ty, po nuk ia ki qellue.
- Ani fisnike, a bon ti me fole?
- Po, tha gruja - burrin e korite ma s'shumti kojtja!
Burri, mori kalin e doli perdera dhe u kthye n'shpi t'vet e iu qoj fjale Pleqnise, se une nuk kokna me nda pleqni hala!
Burrin e korite kojtja. Gruja e ndau pleqnine.
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
|