PDA

View Full Version : Lajme nga bota Islame


Faqet : 1 2 3 4 [5]

Psikologu
28-09-13, 10:46
http://www.koha.net/repository/images/f1_28bik1380352283.jpg

Prishtinė, 28 shtator - Sindikata e Bashkėsisė Islame e Republikės sė Kosovės, me njė kumtesė dėrguar me postė elektronike konstaton se Kryesia e BIK-sė sė nė krye me z. Tėrnavėn, siē thotė, pas qė shkeli ēdo normė dhe kriter tė brendshėm, pasi dhunoi rregullin statutor- kushtetuar tė BIK, mė 20 shtator 2013 duke e ndryshuar atė nė formėn e puēizmit, kėto ditė ai edhe ka shpallur zgjedhjet pėr kryetar tė kryesisė sė BIK-sė, nėn mbikėqyrjen e tij tė drejtpėrdrejtė. Lidhur me kėto zgjedhje Sindikata e Bashkėsisė Islame e Republikės sė Kosovės, tė cilėn po e japim tė plotė, thotė:

“Tė ashtuquajturat shpallje tė zgjedhjeve qendrore, tė cilat po mbahen kėto ditė nė teren, kinse pėr tė propozuar kandidatėt pėr kryetar tė BIK-sė, nuk janė tjetėr vetėm se vazhdimėsi e parregullsive dhe kulminacioni i tė sė keqes nė kėtė institucion tonin dhe tuajin. Duke pėrdorur metodėn makiaveliste, z. Tėrnava shkeli dhe po shkel ēdo normė njerėzore, morale dhe fetare, duke krijuar tollovi e pėrēarje, nė mesin e punonjėsve dhe tė besimtarėve, vetėm e vetėm pėr tė ruajtur privilegjet e tij dhe tė stafit tė tij tė ngushtė.

Ndryshimi i kushtetutės-statutit tė BIK-sė, vetėm njė javė para shpalljes sė zgjedhjeve, pėrmes formės imponuese puēiste, si dhe pėrshtatjes sė saj sipas tekeve tė dy aktorėve kryesor ; z. Tėrnavės dhe tė z. Resul Rexhepit, ndryshe ky i fundit i njohur edhe me lidhjet e tij tė ngushta me Slobodan Bogujevskin nga Shkupi, janė raste tė pa ndodhura mė herėt nė institucionin tonė, por edhe dėshmi e ikjes nga transparenca, nga e drejta, sinqeriteti, nga kriteret morale e njerėzore dhe bunkerizimi e ruajtja e beneficioneve tė klanit tė ngushtė me ēdo kusht.

Pas leximit dhe analizės qė kemi bėrė ndryshimeve tė disa neve tė kushtetutės-statutit tė BIK-sė, ne nuk kemi vėrejtur tjetėr, pėrveē privilegjeve qė stafi i ngushtė i punonjėsve teknik tė kryesisė sė BIK-sė i ka dhėnė vetes, ndėrsa nuk kemi gjetur asnjė ndryshim tė rėndėsishėm nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm tė punonjėsve tė BIK-sė, tė vendit dhe tė fesė.

Edhe pse tė gjitha institucionet nė vendin tonė, janė duke punuar pėr t`u pėrshtatur rendeve tė reja civilizuese, tė drejtės, transparencės, kritereve dhe normave njerėzore dhe ligjore qė i kanė hije njė shoqėrie bashkėkohore, stafi teknik i Kryesisė, ndryshe si shumicė qė ėshtė i trashėguar nga sistemi i vjetėr, po bėnė pėrpjekjen maksimale pėr tė vazhduar me mentalitetin e sistemit organizativ tė kaluar.

Pėr dijeninė tuaj tė nderuar dhe tė respektuar qytetarė, edhe zgjedhjet lokale tė vitit 2011, ishin zgjedhje tė imponuara, sepse u larguan ata tė cilėt morėn besimin e kuvendeve zgjedhore dhe nė vend tė tyre u emėruan njerėz tė preferuar, pa asnjė kriter tė qartė dhe transparent. Mbi 70 % tė Kėshillave tė BIK-sė nė teren, ishin kundėr politikės udhėheqėse tė z. Tėrnavės. Prandaj, ai dhe stafi i tij i ngushtė, me tė vėrejtur kėtė realitet filloi largimin e anėtarėve, tė cilėt nuk ishin nė krahė tė tij, dhe mė pas bėri emėrimin e kryetarėve tė Kėshillave tė BI kundėr vullnetit tė shumicės, me qėllim qė ata tė jenė tė pėrzgjedhurit e tij me tė drejtė vote pėr kryetar tė BIK-sė edhe nė zgjedhjet qendrore tė cilat po mbahen tani, duke u dhėnė pėrparėsi e duke i priveligjuar vetėm ata tė cilėt kishin votat nė minimum ndaj atyre nė maksimum. Si rezultat i kėsaj padrejtėsie, shumė Kėshilla tė BI-sė janė tė paralizuar e tė destabilizuar nė masė tė madhe, kurse nė disa prej tyre ėshtė ushtruar edhe dhunė fizike nė mesin e punonjėse, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre imponimeve nga z. Tėrnava, e qė nuk mbahet mend tė kenė ndodhur nė historinė e BIK-sė.

Pse z.Tėrnava me stafin e tij tė ngushtė teknik po i frikėsohet ndryshimeve administrative tė BIK-sė dhe transparencės sė saj !?

Sepse, ai dhe stafi i tij i ngushtė teknik nė kryesinė e BIK-sė e dinė mirė se me ndryshimin administrativ si dhe me aprovimin e rregulloreve tė mbrendshme dhe me aplikimin e njė rendi dhe rregulli humbin privilegjet e panumėrta personale tė tyre rreth 30 vjeēare, qė i kishin deri sot, sepse do tė krijohej njė klimė dhe njė qasje krejt e re organizative nė kėtė institucion tė rėndėsishėm.

Shkurtimisht shkėpusim kėtė siē vijon:

1. Zgjedhjet nė nivel lokal dhe qendrore nuk do tė mbaheshin nė tė ardhmen pa rregullore dhe kritere tė mirėfillta.

2. Gjithė punonjėsit nė institucionet dhe organet e BI-sė nuk do tė punon mė pa pėrshkrime tė qarta tė vendeve tė punės.

3. Mjetet materiale nuk do tė pėrdoreshin siē janė pėrdorur deri mė sot, pa rregullore mbi financat.

4. Menaxhimi i parave tė kryesisė sė BIK-sė si pagesat, hyrjet dhe daljet nuk do bėheshin edhe mė tutje, vetėm pėrmes kryetarit tė kryesisė dhe arkėtarit tė saj, pa njė sy tė tretė mes tyre.

5. Nuk do tė mbetej mė nė fuqi komision mbi therjen e kurbaneve, i cili ėshtė i njėjti aktiv tani e 13 vite me radhė, i pandryshueshėm, e qė menaxhon deri nė 1.000.000 Euro vit, me paratė e kurbaneve.

6. Nuk do tė ketė mė shtypje tė dėftesave dhe letrave me vlerė nė BIK-sė si; dėftesat e kurbaneve, dėftesat e vitrave, si dhe dėftesa tė tjera zyrtare e administrative, pa pjesėmarrjen edhe tė paktėn 3 anėtarėve tjerė dėshmitar, e jo siē ka ndodhur deri mė tani qė kjo i ėshtė besuar vetėm njė personi.

7. Tenderėt , dhjetėra, qindra e miliona euro , nuk do tė jepeshin askujt, pa kaluar pėrmes njė zyre tė prokurimit, e cila do tė themelohej brenda kėtij institucioni nė tė ardhmen.

8. Nė BIK-sė, nuk do tė vendosej sipas tekeve dhe inateve tė dikujt, por sipas rendit tė mirėfilltė , transparencės administrative dhe ligjore, e cili do tė mbikėqyrej nga juristėt profesional tė diplomuar, e jo vetėm nga njė person i vetėm laik nė jurisprudencėn administrative siē ėshtė edhe sot ef. Resul Rexhepi!.

9. Nė institucionet e BI-sė nuk do tė kishte imponime e as diskriminime, por do tė zbatoheshin kriteret tė barabarta pėr tė gjithė .

10. Pasuria vakėfnore do tė menaxhohej ashtu siē i ka hije institucionit tonė, e jo qė ajo tė shitet, siē edhe ėshtė shitur deri mė tani pėr rroga e koncesione tė ulėta, ose tė nėpėrkėmbet pa kontroll dhe pa pėrgjegjėsi.

11. Veturat zyrtare tė BIK-sė, nuk do tė keqpėrdoreshin kėshtu siē janė duke u keqpėrdorur, pa evidentim tė kilometrave dhe tė destinacionit lėvizės.

12. Nuk do tė mbetej mė vetėm Resul Rexhepi pėrgjegjės pėr botimin e Takvimit, tė mbi 20.000 kopjeve nė vit , por nga stafi redaktues i gjerė i botimeve nė Kryesi , e jo tė ndodhė edhe mė tutje siē ka ndodhur qė e njėjta shtėpi botues tė jetė disa vite me radhė botuese e Takvimit, me pėrzgjedhėsin e vetėm tė z. Resul Rexhepit.

13. Nuk do tė ketė mė punėsime sipas afėrsisė familjare siē ka ndodhur deri mė sot nė Medrese, ku mbi 7 tė afėrm tė z.Tėrnavės me nė krye drejtorin, ndryshe dhėndrin e familjes sė tij z. Bahri Simnicėn, e tė cilit i ėshtė dhuruar edhe mandati i dytė pa konkurs zyrtar.

14. Nuk do tė lihet mė qė dekani nė pension tė vazhdojė punėn nė krye tė FSI-sė.

15. Nuk do tė ketė pėrzierje nė kompetencat akademike tė FSI-sė nga ana e Kryesisė sė BI-sė, siē ka ndodhur viteve tė fundit.

16. Nuk do tė ketė punėsime pa konkurs publik, rregull e cila do tė vlen pėr tė gjithė punonjėsit e organeve dhe institucioneve tė BIK-sė, e jo siē ka ndodhur deri mė tani ku dhjetėra tė tillė janė punėsuar nė organet tona, pa pėrfilljen e kėtij kriteri institucional dhe ligjor.

17. Nuk do tė ketė ndėrhyrje nė kompetencat administrative tė Kėshillave tė BI nė Luginėn e Preshevės dhe Bujanovcit, por ata do tė lihen tė lirė qė tė vetorganizohen, kurse sipas dėshirės sė tyre tė gjejnė formėn dhe mėnyrėn e ruajtjes sė lidhjeve shpirtėrore me BIK-sė.

18. Do tė ketė debat tė hapur dhe transparent, me tė gjithė ata tė cilėt mendojnė ndryshe nė BI-sė, e jo diskriminim dhe anatemim, fyerje e shantazhe, kėrcėnime me likuidime si dhe sulme fizike, tė cilat kanė ndodhur dhe po ndodhin ndaj punonjėsve tė BIK-sė nė vitet dhe ditėt e fundit.

19. Nuk do tė ketė kryetar tė Kėshillave tė BIK-sė me nga tri e katėr mandate dhe pa pėrgatitje profesionale islame.

20. Nuk do tė lihet mė qė sekretari i Kryesisė tė jetė njėkohėsisht edhe sekretari i Kuvendit , si pozitė nė konflikt interesi, i cili deri mė sot ka qenė i tillė me qėllim tė lajthitjes sė kėtyre dy institucioneve.

21. Nuk do tė ketė mė zgjedhje tė shpallura, tė monitoruara dhe tė diktuara, vetėm nga stafi i kryesisė sė BIK-sė, por do tė ketė komision tė zgjeruar, kurse Kuvendi do tė jetė ai qė shpallė zgjedhjet dhe pjesė e rėndėsishme e komisionit zgjedhor qendror, si instanca mė e lartė legjislative dhe vendimmarrėse nė kuadėr tė BIK-sė, ashtu siē edhe ndodhė nė ēdo institucion tė mirėfilltė.

22. Nuk do tė ketė organizim tė Haxhit dhe tė parave tė Haxhit pėrmes vetėm dy vetave, e as trajtim jo adekuat tė haxhinjve nė vendet e shenjta Meke dhe Medine, ku nė njė dhomė tė paraparė pėr 5 veta futen 15 veta.

23. Nuk do tė vazhdohet mė me plan programe mėsimore si dhe kurrikula tė stėrvjetėruara, pa metoda tė reja didaktike dhe pedagogjike, qoftė nė Medresenė e mesme Alaud-din e qoftė nė FSI-sė.

24. Nuk do tė lejohet qė tė ketė edhe nė vazhdim punėsime tė kuadrove tė BIK-sė me nga dy vende tė punės nė tė njėjtėn kohė, kurse shumė tė tjerė tė kualifikuar tė sillen rrugėve pėr shkak tė uzurpimeve tė dyfishta tė vendeve tė punės.

25. Kujdesi ndaj imamėve dhe tė ardhurave tė tyre nuk do tė jetė mė siē ėshtė, por do tė jetė i nivelizuar dhe i njėjtė nė tė gjithė vendin, me kritere tė barabarta sipas kualifikimeve.

26. Nuk do tė ketė fet-va – dekrete fetare individuale me peshė fetare nė vend, nė emėr tė BIK-sė, por do tė ketė fetva, tė cilat nxirren nga grupi ose forumi i lartė i ekspertėve tė BIK-sė.

27. Nuk do tė ketė mė laramani nė kryerjen e lutjeve fetare nė institucionet e BIK-sė, por do tė ketė respektim tė vijės institucionale tė sajė nė tė gjithė vendin njėsoj.

28. Nuk do tė ketė do tė ketė administratė me standarde tė dyfishta nė Kėshillat e BIK-sė, por norma dhe rregulla tė unifikuar nė tė gjithė vendin.

Prandaj, nėse nuk do tė ketė vullnet dhe dėshirė pėr tė vėr nė binarė tė drejtė ecurinė e BIK-sė, avazi i vjetėr i nėpėrkėmbjes sė vlerave njerėzore dhe fetare nė kėtė institucion, do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, kurse kriza dhe parregullsitė vetėm sa do tė thellohen e bunkerizohen, e kjo, jo qė do tė ishte nė tė mirė tė vet BIK-sė , por as tė vendit dhe kombit nė pėrgjithėsi.

Apelojmė tek tė gjithė punonjėsve tė BIK –sė, qė tė mos bien nė grackėn e kėtyre parregullsive tė kėtij stafi tė ngushtė aktual tė kryesisė sė BIK-sė, si dhe tė mos vazhdojnė tė nėpėrkėmbin edhe mė tutje institucionin tonė shpirtėror, vetėm pėr t`i plotėsuar apetitet e kėtij grupi tė ngushtė tė njerėzve jo vullnet mirė”.

Kumtesa ėshtė e nėnshkruar nga kryetari i Kryesisė SHSPBIRK, Idriz Bilalli.

Koha.net
Publikuar: 28.09.2013

Zero Cool
03-10-13, 16:07
“Mr. Bean” konvertohet nė fenė Islame



http://www.knninfo.com/repository/images/Mr_Bean.jpg



Londėr, 03.10.2013

Nė rrjetet sociale tė huaja por edhe ato vendore qarkullon lajmi se aktori i njohur komedian, Rowan Atkinson, apo siē njihet mė mire Mr.Bean, ėshtė konvertuar nė fenė islame.

Sipas disa burimeve tė bazuara nė kontaktet e Sheikh Rashid Ghannouchi dhe lėvizjes Nahda, kėta i kanė dėrguar njė telegram urimi Mr.Bean-it, duke e quajtur atė tė qėndrueshėm nė rrugėn e sė drejtės, dhe njėherit duke informuar se do tė dėrgoj njė mision zyrtarė pėr ta pėrgėzuar atė.

Ky burim tregon se marrėdhėnia mes Sheikh Rashid Ghannouchi dhe Mr.Bean-it ka qenė e shkėlqyer mė parė nė Londėr.

Shkak i konvertimit tė tij nė fenė islame sipas kėtij burimi thuhet tė jetė filmi fyes ndaj profetit Muhammed, ku pas kėtij filmi ai mėsoi historinė e mėsuesit tė njerėzimit dhe e besoi thirrjen e tij.

Lajmi ende nuk ėshtė i konfirmuar, edhe pse nė rrjetet sociale me tė madhe ėshtė pėrhapur ky lajm, megjithatė ne duhet tė presim dhe ta marrim me rezerva derisa lajmi tė konfirmohet ose tė kundėrshtohet nga vet Mr. Bean ose nga njerėzit e afėrt tė tij. /Ora Info

Zero Cool
09-10-13, 06:49
Madonna po e mėson Kuranin



Pop superylli amerikan, Madonna, ėshtė duke e studiuar librin e shenjtė tė fesė islame, Kuranin.



http://www.telegrafi.com/fo/vip/madonna-po-e-mson-kuranin_hd.jpg



Kėngėtarja, e cila ėshtė njė kultivuese e devotshme e judaizmit tė sektit Kabbalah, momentalisht ėshtė nė lidhje me Brahim Zaibat, ky i fundit njė musliman i devotshėm.

Dhe, qė prej lidhjes romantike me Zaibat, kėngėtarja ka shprehur interes pėr fenė islame, duke e lexuar dhe studiuar librin e shenjtė tė muslimanėve.

“Jam duke ndėrtuar shkolla pėr vajza nė vendet islame dhe po e studioj Kuranin. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė t’i studioj tė gjithė librat e shenjtė”.

“Miku im Yaman mė thotė gjithmonė se njė musliman i mirė, ėshtė njė hebre i mirė, njė hebre i mirė ėshtė edhe njė i krishterė i mirė dhe kėshtu me radhė. Unė nuk mund tė pajtohem mė shumė se kaq. Pėr shumė njerėz, ky mendim lė shumė pėr tė dėshiruar”, ka deklaruar Madonna pėr Harper’s Bazaar.

Krijuesja e hitit Material Girl ishte ritur si katolike, por tash e 17 vjet ėshtė njė hebraike e devotshme.

Zero Cool
28-10-13, 15:12
A. Saudite: Femrat e sfidojnė ndalesėn pėr tė mos vozitur



Riad, 26.10.2013

Disa femra tė Arabisė Saudite kanė protestuar kundėr ndalesės pėr t’i ngarė automobilat, duke dalur nė rrugė me vetura dhe duke postuar fotografi kundėr ndalesės nė rrjetet sociale nė Internet.

Aktivistet kanė publikuar disa video nė You Tube, gjatė ditės sė sotme, derisa po e udhėheqin njė protestė nė Internet, qė shpresojnė se do tė zgjerohet nė gjithė Arabinė Saudite.

Protesta u bė megjithė vėrejtjen zyrtare tė premten se edhe mbėshtetja pėr protestė nė Internet, mund tė shėrbej si arsye pėr arrestim.

Arabia Saudite nuk ka ligje specifike, qė nuk u mundėsojnė grave tė jenė shofere, por qeveria nuk u jep atyre leje pėr vozitje, qė praktikisht do tė thotė se ka ndalesė, transmeton REL.

Kjo masė ėshtė mbėshtetur nga klerikėt e lartė, qė kanė thėnė se nėse u jepet liēenca, atėherė kjo dukuri do tė zgjerohej.

Shumica e femrave qė u grahnin makinave gjatė protestės sė sotme i kanė marrė lejet pėr vozitje derisa kanė jetuar jashtė Arabisė Saudite.

Zero Cool
11-11-13, 19:07
Ndalimi i librit tė Malalės ka shkaktuar mospajtime



http://www.indeksonline.net/foto.php?foto=/lajmet/04C03749-E523-44A0-9F6A-67686C951E8E_w308_r1_cx14_cy8_cw85.jpg&pozita=foto_lajm




Njė zyrtar, qė i pėrfaqėson afro 10 mijė shkolla private nė provincėn pakistaneze Khyber, e ka distancuar asociacionin e tij nga pėrpjekjet pėr ndalimin e librit tė aktivistes sė arsimit tė vajzave, Malala Yousafzai.

Shefi i Asociacionit tė Shkollave Private nė provincėn Kbyber, Aqeel Razaq, tha se organiozata e tij asnjėherė nuk ka diskutuar pėr kėtė ēėshtje.

Mė herėt, agjencitė e lajmeve kanė raportuar se dy asociacione tė tjera tė shkollave private kishin kėrkuar ndalimin e librit me titull “Unė jam Malala”, pėr shkak se, siē kishin thėnė udhėheqės tė kėtyre asociacione, ėshtė me pėrmbajtje antiislamike dhe antipakistaneze.

Malala ishte plagosur seriozisht nga e shtėna me armė nga ana e talibanėve nė vitin 2012.

Disa shkolla private dhe analistė konservatorė kanė shprehur dyshime se Malala po promovohet nga fuqitė perėndimore pėr interesat e tyre.

Zero Cool
20-11-13, 14:37
Pesė vite burg pėr shkak tė fyerjeve ndaj Profetit Muhamed nė Twitter



Kuvajt Siti, 20.11.2013



Pėrdoruesi i rrjetit social twitter nga Kuvajti, Musab Shamsah ėshtė dėnuar me pesė vite burg pėr shkak tė fyerjeve ndaj Profetit Muhamed, njoftoi sot aktivisti nga Kuvajti pėr tė drejtat e njeriut, Naval a Hendel.

Shamsah ėshtė burgosur, pėr shkak se i pėrmend pasardhėsit e Profetit Muhamed, dhe mund tė shihet si mbėshtetje ndaj besimit shiit, shkruan AP.

Kuvajt tė cilėn shumica e pėrbėjnė Sunitėt ėshtė njėra nga shtetet mė rigoroze nė Gjirin Persik kur bėhet fjalė pėr postimet nė rrjete sociale tė cilat pėrmbajnė mesazhe fyese, shkruan Agjencia Amerikane.

Zero Cool
26-11-13, 22:55
Jam egjiptiane, mbaj shami dhe kėndoj rep



Quhet Mayam Mahmoud, ėshtė 18 vjeē dhe ėshtė kėngėtarja e parė rep egjiptiane e cila mban shami nė kokė.

Zbulimi i saj u bė gjatė Arab’s Got Talent, talent show i lanēuar dy vite mė parė, i cili zbuloi talentin e saj.

Mayam nuk bėn muzikė rep pėr arsye politike, si shumė bashkėmoshatarė tė saj, si

Karem Adel dhe MC Amin, por pėr tu rrėfyer.

“Nisa kur isha 10 vjeē, isha nė shkollėn fillore, nisa tė kėndoja me ritėm tė pėrshpejtuar poezitė qė shkruaja. Vetėm sė fundmi kam mėsuar se quhej rep dhe nisa ta dėgjoja. Zbulova kėshtu se shumica janė djem dhe kėndojnė kundėr gjėrave qė nuk funksionojnė. Por nuk ėshtė e drejtė”, shprehet 18 vjeēarja pėr BBC.

Kėshtu qė ajo rrėfehet se ėshtė egjiptiane, mban shami dhe kėndon rep, edhe pse shumėkush mund ta shikoj shtrembėr, nuk i bėhet vonė.

Me kėngėt e saj ajo synon tė tregojė anėn tjetėr tė medaljes, vajzat dhe problemet e tyre.




cWKjfeDGvwM

Zero Cool
12-12-13, 09:55
Numri i myslimanėve nė Kinė ka kaluar 100 milionė



Pekin, 10.12.2013

Numri i myslimanėve nė Kinė nė njėzet vitet e fundit ėshtė rritur dyfish . Rezulton se nė Kinė, ekonominė e dytė tė botės, feja e cila rritet mė shpejt ėshtė Islami.

Numri i tyre nė Kinė ka kaluar 100 milionė.

Interesimi pėr Islamin nė vendin mė tė populluar nė botė ēdo ditė po rritet. Nė Kinė e cila ka njė popullsi prej 1 miliard e 400 mijė, sipas tė dhėnave zyrtare, ekzistojnė 45 mijė xhami. Nga 56 grupe etnike tė ndryshme, 14 prej tyre e pėrbėjnė myslimanėt.

Pėrkundėr bindjes qė njihet tek ne, shumicėn e popullatės myslimane nė Kinė, nuk e pėrbėjnė ujgurėt turq, uzbekėt, dhe kazakėt. 90% tė popullatės myslimane nė Kinė e pėrbėjnė Hui kinezėt, njė grup etnik me prejardhje kineze.

Ēdo ditė 60 kinezė pranojnė islamin

Nė Kinė, ku 42% e banorėve nuk janė pjesėtarė tė asnjė religjioni, sipas tė dhėnave zyrtare, feja e cila rritet mė shpejt ėshtė Islami. Tė dhėnat zyrtare flasin se mesatarisht rreth 60 kinez e pranojnė islamin nė ditė.

Deri para 20 vjetėve nė Kinė kanė jetuar 50 milion mysliman. Nė vitet e fundit ky numėr ka regjistruar numra rekord dhe ka kaluar 100 milionin.

Harisi
05-01-14, 10:29
Konvertimi i priftit bullgar nė Islam ka shkaktuar tensione

Konvertimi i priftit ortodoks nė fenė islame ka shkaktuar anulimin e festimit tė ditės sė Ashures, e cila vite me radhė i ka bashkuar muslimanėt dhe ortodoksėt nė Vidin tė Bullgarisė

Prifti bullgar, i cili zgjodhi Islamin pėr fe, dėmtoi traditėn e festimit tė pėrbashkėt tė ditės sė Ashures mes muslimanėve dhe tė krishterėve ortodoksė, 200 vjet tė vjetėr.

Atans Mihailov i cili shkoi nė tė njėjtėn klasė me metropolitin aktual Plovdiv Nikolain nė shkollėn meshtarake tė Shėn Ivan Rilskit nė Sofje, shėrbeu 20 vjet si prift nė kishėn e Sofjes. Mihailov, i cili kohė mė parė ishte larguar nga aktivitetet kishtare, pėr fe tė tij ka zgjedhur Islamin.

Myftiu i Sofjes, Mustafa Izbistali, mė 27 nėntor, nė xhaminė kryesore tė Sofjes, pas namazit tė ikindisė, ka bėrė tė ditur se Atanas Mikhailov zgjodhi Islamin pėr fe tė tij dhe u bė musliman, duke ndėrruar emrin nė Abdullah.

Mihailov, i cili tani quhet Abdullah, thotė se ka kohė qė e kėrkon vėrtetėn, dhe kjo ka qenė arsye e vetme qė e ka shtyrė ta pranoj Islamin.
Myftiu lajmin dhe fotografinė e priftit tė konvertuar e kishte vėnė nė faqen zyrtare tė Myftinisė, duke e titulluar “ Ish prifti ortodoks e pėrqafon Islamin”. O Zoti ynė, ne tė lutemi qė tė na drejtosh nė rrugėn e drejtė dhe tė na mbrosh nga rruga e tė humburve.

Mihailov vėrtetoi fjalėt e myftiut, duke thėnė se ai tashmė ka shkėputur tė gjitha lidhjet me Kishėn Ortodokse Bullgare.
Mediat bullgare kanė shkruar se prifti ėshtė dashuruar me njė femėr muslimane dhe pėr kėtė arsye ai e ka ndryshuar fenė.

Pėr shkak tė reagimeve tė fuqishme rreth titullit tė lajmit, nė faqen e internetit ėshtė ndryshuar titulli, dhe nė vend tė tij janė vendosur vargjet kur’anore. Megjithatė, edhe ky gjest i Myftinisė nuk i ka qetėsuar tensionet.kohaislame



http://www.kohaislame.com/encikloped...ktuar-tensione

Zero Cool
08-01-14, 14:47
Qosja takohet me Imam Krasniqin



http://lajmi.net/assets/2014/01/shefqosje-660x400.jpg



Rexhep Qosja ka pritur nė selinė e Institutit Albanologjik imamin e Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, Shefqet Krasniqin. Ata vlerėsuan lartė punėn e njėri-tjetrit.


Akademiku Rexhep Qosja ka pritur sot nė njė takim, nė zyrėn e tij nė Institutin Albanologjik, Imamin e Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, Shefqet Krasniqi.

Qosja, sipas portalit krenaria.com pohohet tė ketė vlerėsuar lartė punėn e palodhshme tė Krasniqit si dhe kontributin e tij tė ēmueshėm pėr ngritjen e vlerave kombėtare e fetare tė popullit tonė.

Edhe Imam Krasniqi thuhet se ka vlerėsuar lartė Akademik Qosjen, siē thuhet nė kėtė portal, pėr punėn e pakrahasueshme qė ai ka bėrė nė fushėn e shkencės, dijes dhe vlerave tė popullit tonė.

“Nė takim ėshtė biseduar pėr sfidat dhe pengesat nė rrafshin kombėtar e fetar dhe mundėsitė pėr tejkalimin e tyre”.

“Takimi u pėrmbyll me urimin qė kontaktet mes tyre tė jenė tė vazhdueshme nė frymėn e bashkėpunimit pozitiv dhe nė shėrbim tė shkencės, tė vėrtetės dhe tė popullit”.

Imami Shefqet Krasniqi i ka dhuruar Akademik Qosjes librat e tij tė botuar deri mė tani.

Guri i madh
18-02-14, 14:13
Siri, vajza vritet me gurė sepse pėrdori Facebookun



http://images.botasot.info/uploads/largea_siri-vajza-vritet1392670260.jpg
Njė vajzė nga Siria, u gjuajt me gurė, deri nė vdekje, pasi njė grup i militantėve nga Siria e gjetėn atė duke pėrdorur rrjetin social Facebook.
Fatoum Al-Jassem quhet vajza qė u dėrgua nė njė gjykatė tė Sheriatit, pasi u kap duke pėrdorur faqen e internetit social, nė Rakka tė Sirisė.
Gjykata e Sheriatit deklaroi se duke pėrdorur njė llogari tė rrjetit Facebook, kjo shkon deri nė adulteri, ndaj vajza duhet tė dėnohet me gurė, raporton agjencia FARS.
Anėtarėt e grupit tė al-Qaedas nė Irak, tė njohur gjithashtu si Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) janė tė pėrfshirė nė kėtė incident.

UniCorN
20-02-14, 21:22
@kafir arnaut

Shumica e ketyne fotove jane montazh. Ka ba xhiro edhe nje foto tjeter neper internet me ni gru gjysme te futun ne dhe. Montazh e kullume.

Cili gazetar koka kone i pranishem kur ka ndodh kjo ngjarje? Apo kush ka fotografu?

Zero Cool
09-03-14, 14:17
Myslimanėt bėjnė thirrje qė tė ndalohet filmi pėr profetin Nuh



http://www.knninfo.com/repository/images/noah-film.jpg



Deklarata thotė se ligji islamik qartė e ndalon personifikimin e figurave profetike dhe filmi ėshtė “nė kundėrshtim me fenė”.

Njė grup myslimanėsh nė Egjipt i ka bėrė thirrje shtetit qė tė ndalojė njė film tė “Paramount Pictures”, i cili ėshtė paralajmėruar tė shfaqet nė ekranin e madh mė 28 mars.

Arsyeja pse ky grup pretendon ta ndalojė kėtė film, ėshtė se nė tė do tė flitet pėr jetėn e profetit Noah, i njohur nė religjionin islam si Nuhu.

Grupi “Al-Ahzar” nėpėrmjet njė thirrjeje publike, ka thėnė se ky film duhet tė ndalohet sepse karakterizon profetin e Allahut.

“Al Ahzar deklaron se shfaqja e kėtij filmi duhet tė ndalohet, pėr shkak se karakterizon profetin e Allahut dhe shokėt e Profetit tė fundit, Muhamed”, thuhet nė kėtė deklaratė.

Nė tė gjithashtu thuhet se ligji islamik qartė e ndalon personifikimin e figurafe fetare nė film dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me fenė. Filmi nė tė cilin luan edhe aktori Russel Croėe, ėshtė kritikuar ashpėr edhe nga organizata tė tjera islamike.

Ja edhe trileri i filmit:



_OSaJE2rqxU

Guri i madh
06-05-14, 21:35
http://www.zeri.info/artikulli/33531/kishte-lidhje-me-nje-burre-te-martuar-ligji-i-sheriatit-e-denon-me-rrahje-ne-publik

Guri i madh
28-06-14, 20:31
https://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0CCAQtwIwAA&url=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DA0i FWfBaMUM&ei=BxevU8zCDMm2PcG6gYAC&usg=AFQjCNGF8ljREWQ1zaO_nhh6tY7Auwd7mA&bvm=bv.69837884,d.bGE